Përfundon dëshmia e Ali Ahmetit në Gjykatën Speciale

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka përfunduar intervistimin nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Marketing

Pas intervistës së djeshme 8-orëshe, Ahmeti është intervistuar edhe 6 orë të tjera gjatë ditës së sotme.

Raportohet se Ahmeti në Gjykatën Speciale është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për periudhën e luftës në Kosovë 98/99.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.