Përfundon edhe inspektimi i celularit të dytë të Janevës, ja çka është gjetur

Përfundoi inspektimi i celularit të dytë të prokurores speciale publike Katica Janeva.

Marketing

Në këtë celular “të humbur” të Janevës nuk ishte gjetur asgjë, ndërsa në të parin “asgjë të veçantë”, thonë nga PTHP. Hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit atëherë kur prokurorët të kthehen nga pushimi.

Pas udhëzimeve të dhëna nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit, më 23 të këtij muaji u gjet celulari i dytë i Janevës.

Celulari siç njoftuan nga prokuroria, ishte gjetur përmes IMEI numrit me ndihmë të operatorit celular dhe personi tek i cili është gjetur celulari ka thënë se e ka marë si dhuratë. Celulari ishte gjetur tek motra e të dashurës së djalit të Janevës.

Pas dhënies së urdhërit të parë për marjen e celularëve të Janevës, ishte gjetur vetëm njëri celular i saj dhe ajo kishte thënë se celulari i dytë i kishte humbur.

Celularët janë konfiskuar me qëllim inspektimit dhe vërtetimit nëse ka patur komunikim me të dyshuarin e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.