Çmimi i Madh i Monakos i ka takuar Sergio Perez të Red Bull.
Një garë me shumë ndalesa dhe probleme si pasojë e reshjeve të shiut në Monako i ka takuar skuadrës së Red Bull.
Piloti Sergio Perez ishte piloti me kohën më të shpejtë në këtë garë, duke lënë prapa spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz.
Podiumin e kompletoi kampioni në fuqi, Max Verstappen, kurse në pozitën e katërt ishte Ferrari tjetër, Charles Leclerc.
Mercedes kapi pozitën pesë me George Russell dhe pozitën tetë me Lewis Hamilton. Ky i fundit nuk fitoi dhe nuk lëshoi asnjë pozitë.
30 minutat e fundit të garës nuk panë ndonjë ndryshim në radhitjen e pilotëve të parë. Pista e ngushtë bëri që gjithçka të vendosej nga pit-stopet.
Mick Schumacher pësoi një aksident të frikshëm në këtë garë, por për fat shpëtoi pa lëndime.