Pas disa ndërprerjeve të ndeshjes për shkak të incidenteve më në fund ka përfunduar ndeshja Shkëndija- Shkupi me rezultatin 0-0.
Rastin më të mirë për të shënuar e kishte ekipi i Shkëndijës me anë të lojtarit Doriev, i cili nuk arriti të shënon gol nga pika e bardhë.
Për shkak të shumë ndërprerjeve, ndeshja pati vazhdim prej 15 minutave, shkruan SHENJA.
Ndërkohë në ndeshjet tjera, Renova ka marrë fitore ndaj Skopjes falë dy golave të Borjas dhe Jusufit, ndërsa Struga Trim Lum ka bërë befasi, duke mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:1. Dy herë Bosanqiq dhe njëherë tjetër Shabani shënuan golat për Strugën, përderisa për ekipin e Muharem Bajramit golin e vetëm e shënoi Vosha. Akademia Pandevi fitoi Rabotniçkin me shifrat 2:1, me rezultat identik triumfoi edhe Pelisteri ndaj Borecit, përderisa Bregallnica mundi me një gol të vetëm Tikveshin. Xhiroja e fundit e këtij sezoni në elitë, do të luhet me 15 maj.