Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.

Marketing

Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli. Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, e cila hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” ndezi atmosferën në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International. Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues. Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi dhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut Tamara Todevska.

Marketing