Ka përfunduar ndeshja në mes të Argjentinës dhe Italisë në futboll, e vlefshme për trofeun “La Finalissma”.
Argjentinasit fituan me rezultat 3-0, në një ndeshje që shkëlqeu lojtari i tyre kryesor, Lionel Messi.
Shtatë herë fituesit të Topit të Artë i mungoi vetëm goli për ta kurorëzuar një natë fantastike.
Ai asistoi në golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez, ndërsa ishte bashkëpjesëmarrës në golin tjetër të realizuar nga Di Maria.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Paolo Dybala në minutat shtesë të ndeshjes
Trofeu “La Finalissma” jepet për herë të parë që nga vitet e 90’a.