Ka përfunduar ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Burnley, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluar nuk ka fitues në stadiumin “Stamford Bridge”.
Fillimisht, ishin vendasit ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët, ku talenti gjerman Kai Havertz shënon gol në minutën e 33’ për të kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Havertz, kurse pjesën e dytë më mirë e filloi skuadra e Burnleyt, ku edhe e gjeti golin e barazimit përmes sulmuesit Matej Vydra, i cili shënon për 1:1 në minutën e 80’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, skuadra e Chelseat vazhdon të kryesojë tabelën e Premier Ligës angleze me gjithsej 26 pikë, tre sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Burnley renditet në pozitën e 18 në tabelë me vetëm tetë pikë të arkëtuara pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultati final i ndeshjes mes Chelseat e Burnleyt është i barabartë 1:1.