Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Milanit dhe Newcastle United, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani po barazon pa gola 0:0 me Newcastle, raporton KosovaPress.
“Rossonerët” ishin dominues përgjatë gjithë pjesës së parë, ku skuadrës së Stefano Piolit po i nevojitet vetëm fati për ta gjetur golin.
Deri tani, Milani ka regjistruar gjithsej 14 tentime për gol, gjashtë prej të cilave ishin drejt portës së Pope, krahas Newcastle që kishte dy tentime për gol prej të cilave asnjë në drejtim të portës së Maignan.
Pjesa e parë mbyllet e barabartë 0:0.