Ka përfunduar një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni, ajo mes Arsenal dhe Tottenham.
Derbi i Londrës Veriore përfundoi pa fitues, pasi u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke shënuar me Christian Eriksen (10’), para se Harry Kane (40’) të dyfishonte epërsinë nga pika e bardhë.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Alexandre Lacazette (45+2’) ngushtoi avantazhin, për t’i dhënë edhe më shumë motiv skuadrës së tij në 45 minutat e dyta.
Pikërisht, në gjysmën e dytë ekipi i Unai Emery dominoi gjithçka, por fati ishte në anën e Spurs.
Krejt çka arriti të bënte Arsenali ishte të barazonte rezultatin me Aubameyang (71’), por e kishin të pamundur të shënonin golin e fitores në ndeshjen që ishte mjaft intensive.
Arsenal me 7 pikë mban pozitën e pestë, kurse Tottenham në vendin e nëntë me 5 sosh.