Përfundon takimi Kurti-Mustafa, sërish pa marrëveshje

Ka përfunduar takimin mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Marketing

Ky i fundit është parë duke u larguar nga objekti i Kuvendit duke mos folur për media, ndërsa Kurti ende nuk ka dalë njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se dy palët kanë rënë dakord për t’u takuar sërish.

Bashkë me të ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda objektit të Kuvendit.