Përfundon telefonata e dytë Zaev – Cipras, më në fund arrihet marrëveshja

Biseda e dytë telefonike mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipas është realizuar pak minuta më parë, me të cilën është arritur marrëveshja për emrin.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilët kanë theksuar se Cipras ka shkuar në kabinetin e presidentit Prokopis Pavlopulos për të informuar për detajet e marrëveshjes së arritur. Ndërsa siç mësohet në orën 18.00, edhe kryeministri Cipras, por edhe Zaev në Shkup do të bëjnë publike marrëveshjen e arritur.
Marrëveshja parasheh emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase (pjesë e gjuhëve sllave) dhe identiteti maqedonas, por që nuk kanë lidhje me maqedonasit antik.

Marketing

Ja detajet e marrëveshjes
Republika e Maqedonisë së Veriut i për-kthyeshëm dhe për përdorim të përgjithshëm do të jetë emri i ri i vendit, pas finalizimit të Marrëveshjes midis kryeministrave të të dyja vendeve Zaev dhe Cipras në Prespë të Greqisë këtë fundjave. Alsat jozyrtarisht mëson se në pjesën e shtetësisë do të figurojë-Maqedonase/ me sqarimin se bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas firmosjes, Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë, pas çka Greqia do të japë pëlqimin që vendi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Detajet e plota do të dakordohen në telefonatën e fundit që pritet ta realizojnë Zaev dhe Cipras gjatë ditës së sotme. Ndërkohë në një dokument të publikuar nga mediat greke marrëveshja rreth 20 faqëshe do t’i përmbajë ndër të tjera edhe këto pika:

Gjuha maqedonase pranohet- me shpjegimin se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se kjo gjuhë ka origjinë sllave (ashtu siç është regjistruar në kornizën e OKB-së)

Sa i përket shtetësisë do të jetë me termin maqedonase/ qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsyetimin shpjegim të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike.

Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta.
Periudha e tranzicionit është përcaktuar për ndryshime të dokumenteve të brendshme dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave para-aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet.
Në dokumentin të cilin e publikuan mediat greke duke u thirrur në burime ndërkombëtare gjithashtu theksohet se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të vijojnë disa faza për zbatimin e saj.

Nëse marrëveshja finalizohet brenda fundjavës ashtu siç paralajmërohet, atëherë Maqedonia Qeveria e Zaevit do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare. Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing