Përgaditet vendi për bisedimet mbi armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, me ditën e pestë të pushtimit të Ukrainës.

Marketing

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit me Bjellorusinë, pavarësisht dyshimeve se presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar Rusisë.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, ka thënë Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha për BBC se bisedimet do të fillojnë sapo të gjitha delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.

Ukraina është zotuar të mos japë asnjë bazë në takim dhe presidenti i saj Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.