Në pritje të rikthimit në jetë të futbollit dhe tejkalimit të pandemisë “Covid 19”, njerëzit që kujdesen për mirëmbajtjen e stadiumit “Todor Proeski”, e shfrytëzuan këtë periudhë që të vendosin barin e ri në stadiumin më të madh në Maqedoni.
Kjo është me më shumë rëndësi në prag të vazhdimit të sezonit aktual, por edhe përballjes së plej offit të Ligës së Kombeve, Maqedoni – Kosovë, e programuar të zhvillohet në muajin shtator dhe që është shkalla e parafundit për kualifikimin në Kampionatin Evropian , i cili për shkak të pandemisë “Covid 19”, do të zhvillohet në vitin 2021.