Përgatitjet e samitit të OSBE-së drejt fundit, Osmani: Ardhja e Llavrov dihet javën tjetër

Përgatitjet teknike për mbajten e këshillit ministror të OSBE-së i cili pritet të mbledh 76 delegacione dhe mbi 1000 pjesëmarrës, janë kah fundi, por akoma nuk dihet saktë nëse ministri i jashtëm rus Llavrov do të merr pjesë, e që nga pjesëmarrja e 57 përfaqësuesve të vendeve anëtare varet e ardhmja e OSBE-së, nësë do të shuhet apo jo, thoë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani. Ndërkaq për sekretartin amerikan Blinken, Osmani thotë se tani për tani, informacionet pohojnë ardhjen e tij në samit.

Marketing

“Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jemi këtu në Shkup dhe po bëjmë përpjekje që ajo të ndodhë, mirëpo do varet edhe prej shumë çështjeve logjistike, ligjore e kështu me rradhë, prandaj është herët për të konfirmuar një qëndrim se a do jetë apo nuk do jetë. Besoj në javën e ardhshme do jetë më e qartësuar kurse për sekretarin Blinken ajo që thash paraprakisht, nuk kam indikacione nëse nuk do vjen. Deri tani të gjitha indikacionet janë se do jetë në Shkup dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.”, tha Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së.