PËRGATITUNI PËR VOZITJE TË SIGURT NË KUSHTET E DIMRIT

PËRGATITUNI PËR VOZITJE TË SIGURT NË KUSHTET E DIMRIT
PËRGATITUNI PËR VOZITJE TË SIGURT NË KUSHTET E DIMRIT
Publikuar 10:41 15 Nëntor, 2022
Kjo periudhë e vitit karakterizohet nga rrugë të lagështa dhe me ulje të temperaturave të ajrit, gjë që ndikon negativisht në rrjedhën e sigurt të komunikacionit. Kjo mund të rezultojë në uljen e dukshmërisë, zgjatjen e distancës së frenimit të automjetit, shpërqendrimin e shoferëve, etj.
Hulumtimet tregojnë se efektet e motit të keq në dukshmëri mund të rrisin kohën e reagimit të shoferëve për 13 deri në 75%, duke rritur mundësinë e aksidentit në komunikacion. Mjegulla e dendur është konstatuar se shkakton më shumë probleme, gjë që shoferëve u duhet 75% më tepër kohë për të vërejtur rrezikun dhe se shiu i rrëmbyeshëm i ngadalëson reagimet e shoferëve për 30%, ndërsa bora për 34%.
Prandaj, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes, t’u përmbahen këshillave për vozitjen e automjetit në kushtet e dimrit, t’i ndjekin informacionet për kushtet e motit në rrugët, si dhe sinjalizimin rrugor për të garantuar siguri më të madhe në komunikacion.
Përkujtojmë se është obligim ligjor mbajtja e pajisjeve dimërore detyrimisht në automjete në periudhën nga 15 nëntor deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Përveç pajisjeve të detyrueshme dimërore, është e nevojshme të bëhet edhe kontrollimi dimëror i automjetit, përkatësisht:
• kontrollimi i antifrizit,
• kontrollimi i vajit në motor,
• kontrollimi i lëngut të fshirësve të xhamit,
• kontrollimi i akumulatorit dhe presionit të gomave,
• sigurimi i lëngut ose sprejit për shkrirjen e xhamit, bravave, etj.
KRSKRR-ja këshillon për përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, respektimin e distancës midis automjeteve, shmangien e frenimit të menjëhershëm të automjetit dhe shmangien e uljes ose rritjes së menjëhershme të shpejtësisë së automjetit.

Marketing

Respektimi i këtyre këshillave, si dhe obligimit ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore dhe kontrollimin e automjetit, kontribuojnë në pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion gjatë kushteve të këqija të motit gjatë kësaj periudhe dhe në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion.
Për këtë arsye, KRSKRR-ja bën thirrje: Kujdes nga rrugët e lagështa! Jini të përgjegjshëm dhe përgatituni për vozitje të sigurt në kushtet e dimrit. Përdorni pajisjet dimërore!