PËRGJIMI MASIV: Ja shpjegimi i dëshmitarit kryesor

Dëshmitari kryesor i përgjimit masiv ilegal Gjorgji Llazarevski rrëfen se si ka hyrë në sistem dhe si i ka vjedhur të dhënat për përgjimin ilegal. Llazarevski, raporton SHENJA. shpjegoi se atë e kishin degraduar nga posti i eprorit pasi nuk shkonte mirë me Goran Grujovskin i cili i bënte vazhdimisht mobing, dhe pastaj kur kishte dalë në vendin e degraduar të puëns kishte filluar të nuhasë se po bëhet keqpërdorim. Llazarevski e kishte patur zyrën e punës ngjit më atë ku ishte vendosur sistemi i përgjimit “Verin” dhe e ndante vetëm një paravan i thjeshtë. Në fund të vitit 2008, Llazarevski kishte shfrytëzuar moment për të hyrë në sistemin e përgjimit me fjalëkalimin që e dinte prej kur kishte qenë epror, dhe i kishte marrë të gjithë të dhëna e përgjimit masiv.

Marketing

“Prej vitit 2006 e deri në vitin 2008 kam vërejtur keqpërdorimin por nuk mund të them saktë se kur më erdhi ideja për të kontrolluar se çfarë bëhet në atë sistem. Lëshova një kabllo prej kompjuterit tim te kompjuteri afër meje që ishte për përgjim, dhe hyra me fjalëkalimin që e dija prej kur isha epror. Pas paravanit ishin vendosur pesë të punësuar që punonin në sistemin e keqpërdorur të përgjimit, ndërsa para tij ku isha edhe unë, tek sistemi tjetër, ishin pesë ose gjashtë ”

Llazarevski shpjegoi se vendi prej ku ishte përgjuar ishte vendosur në ndërtesën e Byrosë për Siguri Publike. Deri atëherë skishte patur ndonjë rregull për ndalesë të hyrjes së personave të paautorizuar në njërën ose anën tjetër të paravanit. Nebojsha Stajkoviç e mbante çelësin e dhomës zakonisht ose më tregonte se kush e ka, dhe kështu hyja në dhomën e përgjimit. Ne atë dhomë nuk ka vazhdimisht njerëz që punojnë, shpesh është e zbrazët pasi ka një klimatizim specifik që nuk është i mirë për njerëzit. Prandaj nuk preferohet të rrijë dikush aty vazhdimisht dhe nuk rrinte. Shfrytëzimi i sistemit nuk bëhej më shumë se 15 minuta, për punë rutine. Unë nuk takohesha më të punësuarit e tjerë shumë, prandaj nuk e di se kanë qëndruar ata aty”

Filtri për atë se çfarë bisedash duhet përgjuar ishte bërë me vlerësim të lirë të shërbimeve të sigurisë që hiqnin bisedat private koti nga lista ndërsa merrnin shënime të sakta nga bisedat interesante.

Marketing