Studimi përcakton origjinën në një periudhë midis shtatorit dhe dhjetorit gjatë së cilës, virusi pësoi mutacion në një formë që ishte e dëmshme për njerëzit
Ka më shumë gjasa të ketë ardhur nga Kina Jugore sesa nga Wuhan, por nevojiten analiza të mëtejshme të lakuriqëve të natës dhe kafshëve të tjera.
Sipas një ekipi shkencëtarësh të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, përhapja e parë e koronavirusit mund të ketë ndodhur në jug të Kinës që në shtator. Studiuesit e origjinës së virusit, llogaritën se shpërthimi fillestar ndodhi në periudhën midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.
“Virusi ka pësuar mutacion dhe është bërë i dëmshëm për njeriun muaj më parë, por ka qëndruar brenda një lakuriqi nate, kafshe tjetër madje dhe brenda njeriut për disa muaj pa infektuar individë të tjerë, “- tha të enjten Peter Forster, gjenetisti i Universitetit të Kembrixhit. “Pastaj, virusi filloi të infektojë dhe përhapet midis njerëzve nga 13 shtatori deri në 7 dhjetor.
Ekipi përdorur një rrjet filogjenetik – një algoritëm matematikor që mund të hartojë lëvizjen globale të organizmave përmes mutacionit të gjeneve të tyre.
Shkencëtarët ende po përpiqen të zbulojnë vendndodhjen e pacientit zero dhe po shpresojnë për ndihmë nga shkencëtarët në Kinë, por disa shenja të hershme i nxitën ata të studionin zonat në jug të Ëuhan-it, ku infeksionet u raportuan për herë të parë në dhjetor.
Në studimin e tyre, që nuk është shqyrtuar ende nga kolegët, Forster dhe kolegët e tij nga disa institute, përfshirë Institutin e Gjenetikës Ligjore në Gjermani, zgjeruan bazën e të dhënave dhe përfshinë 1,001 sekuenca me cilësi të lartë të gjenomeve.
Duke numëruar mutacionet, studiuesit zbuluan më shumë rreth kohës kur personi i parë u infektua me një virus të ngjashëm me atë të lakuriqit të natës. Sars-CoV-2 e ka origjinën nga lakuriqët. Është zbuluar se 96 % e gjeneve janë identike me një koronavirus të izoluar nga shkencëtarët kinezë. Kjo monstër është marrë nga mbetjet e ushqimeve të lakuriqëve të natës, në provincën jugperëndimore të Yunnan, në 2013.
Por kishte qindra mutacione midis Sars-CoV-2 dhe virusit në Yunnan, dhe një koronavirus zakonisht pëson mutacion një herë në muaj. Prandaj, disa shkencëtarë kanë dyshuar se virusi është përhapur në heshtje te kafshët dhe njerëzit për vite me radhë dhe ka evoluar gradualisht në një formë adaptive infektuese për njerëzit./ Opinion