Të tjera fakte janë zbuluar në lidhje me mënyrën sesi Kina menaxhoi situatën pas shfaqjes së Covid-19 në Wuhan.
Në një dokumentar të publikuar së fundmi në nga mediat ndërkombëtare, mjekët kineze janë regjistruar me video fshehurazi dhe kanë pranuar se ata e dinin se koronavirusi ishte i rrezikshëm, por ishin urdhëruar nga qeveria që të heshtnin.
Mjekët e moshuar në Wuhan që ishin dëshmitarë të disa prej rasteve të para të virusit u filmuan fshehurazi nga një gazetar për një dokumentar në kanalin britanik ITV. Mjekët thanë se ishin në dijeni se sa i rrezikshëm ishte virusi dhe se ishin në dijeni të vdekjeve që në fund të dhjetorit 2019.
Njëri nga mjekët tha: “Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë prej atyre që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që edhe i njihja.”
Një mjek tjetër deklaroi se: “Ne të gjithë e dinim se nuk ka asnjë dyshim se virusi transmetohej nga njeri person tek tjetri.”
Duke folur pasi Wuhan u lirua nga masat, profesionistët e bluzave të bardha gjithashtu bënë edhe një përshkrim sesi autoritetet e qeverisë kineze e menaxhuan pandeminë që nga fillimi i shpërthimit të virusit.
Njëri shtoi: “Ne e dinim se ky virus transmetohej nga njeriu tek njeriu. Por kur morëm pjesë në një takim të spitalit, na thanë të mos flisnim me zë të lartë. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën. Ata thanë se autoritetet e dinin që festimet e vitit të ri në janar do të “përshpejtonin përhapjen e virusit”.
Dokumentari zbulon prova se ndërsa virusi ngjitës ishte përhapur midis 5 janarit dhe 17 janarit, asnjë rast i ri nuk u raportua zyrtarisht në Kinë gjatë asaj periudhe 12-ditore. Dëshmia e profesionistëve mjekësorë të Wuhan mbështetet nga virologë kryesorë, përfshirë specialistin e sëmundjeve infektive Dr Yi-Chun Lo, Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan.
Ai tha: “Menaxhimi i hershëm i shpërthimit ishte thjesht një rrëmujë, një dështim. Unë mendoj se pandemia mund të ishte shmangur në fillim nëse Kina ishte transparente në lidhje me shpërthimin e virusit dhe ishte e shpejtë për të siguruar informacionin e nevojshëm për botën”.
Megjithatë, autoritetet kineze ende po mohonin që virusi të kalonte nga njeriu në njeri. Dokumentari ndjek gjithashtu historinë globale të vitit të parë të Covid-19, duke gjurmuar shkatërrimin e shkaktuar nga përhapja e virusit në katër kontinente.
Dokumentari gjithashtu tregon se si problemet me gjurmimin e kontakteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe heqjen e kufizimeve shkaktuan rritjen e infeksioneve.
Më 12 mars të vitit të kaluar, një ditë pasi u shpall pandemia globale, Mbretëria e Bashkuar ndaloi zyrtarisht përpjekjen për të gjurmuar shpërthimin në të gjithë vendin për të përqendruar 1,500 testet e saj të disponueshme ditore në spitale.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka marrë këshilla nga ekspertë shkencorë dhe mjekësorë gjatë gjithë kohës./