Përhapja e Omicron në RMV, flet infektologu Fadil Cana

Autoritetet shëndetësore në raportin e 24 orëve të fundit njoftuan për 1197 të infektuar me Kovid-19 dhe 9 raste të reja me Omicron. Festat e fundvitit, frekuentimi i njerëzve në hapësira të mbyllura në ambiente familjare, në restorante dhe kafene ndikoi dukshëm në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, thonë mjekët. Infektologu Fadil Cana thekson për TVM2 se është pritur fluks i ri i të infektuarve për shkak të përhapjes së shpejt të variantit Omikron, simptomatologjia e të cilit është në disa raste e njëjtë me influencën sezonale, andaj ekspertët shëndetësorë po bëjnë hulumtime për izolimin e këtij varianti dhe dallimin e tij nga gripi sezonal.

Marketing

“Ajo që dihet tani për tani është se ka një infektueshmëri shumë më të madhe se varianti Delta paraprak. Ajo që ende hulumtohet në nivel botëror është se Omikroni ka vëmendje të theksuar, e cila ndiqet nga punonjësit profesionistë që merren me këtë patologji dhe bëjnë hulumtime ende në vijim që të mund të dalin me konkluzione. Ajo që dihet tani për tani është se ka një infektueshmëri shumë më të madhe se varianti Delta paraprak. Të dhënat që përditësohen çdo ditë dëshmojnë se edhe përkrah infektueshmërisë së lartë, komplikimet dhe format e rënda janë shumë më të pakta sesa te varianti Delta.”,- deklaroi infektologu, Fadil Cana.

E vetmja mënyrë e parandalimit të komplikimeve dhe hospitalizimit, sipas Canës, është vaksinimi i popullsisë dhe përfshirja e fëmijëve në vaksinim.
“Autoritet amerikane të shëndetësisë kanë lejuar edhe buster dozën edhe për grupmoshat prej pesë deri në 12 vjet edhe atë pesë muaj pas marrjes së dy dozave të para. Përderisa ka organizma që janë relevantë dhe janë me kriteriume të mirëfillta të lejimit të vaksinimit, preferojnë diçka të tillë, pse jo edhe ne ta pranojmë dhe preferojmë.”,- tha Cana.

Infektologu Cana nuk është optimist se në pranverë mund të përfundojë pandemia, sepse, sipas tij, lokdaunet e shumë shteteve dëshmuan se përhapja e virusit u ngadalësua mirëpo i njëjti nuk u zhduk. Sipas tij, njerëzimi duhet të përgatitet për mënyrën ndryshe të jetesës, duke respektuar masat për mbrojtje nga Kovid-19.