Perinski: Gjendja e transportit publik mbi të gjitha është një kolaps, jo një krizë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, në edicionin e sontëm të lajmeve të Alsat TV ka folur në përgjithësi për gjendjen aktuale në qytetin e Shkupit. Sipas tij gjendja e transportit publik mbi të gjitha është një kolaps, jo një krizë.

Marketing

‘Situata aktuale në transportin publik është mbi të gjitha një kolaps, jo një krizë.
Transporti publik është një temë aktuale jo vetëm këto ditë, por edhe vitet e fundit.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe menaxhmenti duhet të zgjohen së shpejti.
Problemet vetëm komplikohen, nuk zgjidhen.
Ne kemi nevojë për një zgjidhje sistematike. Dhe problemi nuk është vetëm NQP.
Nuk është problem në një aspekt, është problem në të gjitha aspektet.
Po hyjmë në muajt e dimrit, e dimë që N.P. “Rrugë dhe Rrugicat” nuk ka para për
rroga e aq më pak për pastrimin e borës që do të vijë.
Shkupi aktualisht po lufton për jetën, ai ka nevojë për infuzion dhe më pas për terapi.
Na duhet një vizion i qartë, një plan afatgjatë për rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Masa
e ndërhyrjes së qeverisë për transportin publik është një masë për një sistem të
dështuar. Është vetëm shërimi i plagëve. Ne nuk kemi një sistem funksional, Shkupit
i duhet një strategji afatgjatë për rritje dhe zhvillim’, ka theksuar ministri Perinski.

Lidhur me këtë situatë, ministri theksoi se Arsovska viktimizoi qytetarët.

‘Nuk do të thosha se është parakusht që të gjithë t’i përkasim të njëjtit grup politik që
sistemi të funksionojë. Me kalimin e viteve është vërtetuar se nuk është kështu. Tani
kemi një shfaqje për viktimizim. Arsovska duke dashur të jetë viktimë, na bëri
viktima. Edhe kjo nuk e prek, nuk ndjen asnjë grimcë përgjegjësie, për çfarë
komunikimi mund të flasësh me një person që nuk pranon të komunikojë me të
gjithë, as me anëtarët e këshillit, as me administratën, as me mediat. Kjo i thotë të
gjitha. Prej më shumë se 24 muajsh ajo nuk është paraqitur në asnjë seancë, e si
dëshironi të ketë bashkëpunimin me grupet e këshilltarëve. Duhet të tregojmë një
vizion të gjerë, para së gjithash për hir të qytetarëve’, u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski.