Perisic drejt rinovimit me Interin

21:59 | 3 Maj 2021

Marketing

Inter është duke diskutuar rinovimin me sulmuesin Ivan Perisic, të cilit mund t’i vazhdohet kontrata deri në qershor të vitit 2023.

Kroatit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe 32-vjeçari ka dëshmuar që është aset për skuadrën e Antonio Contes, përcjellë lajmi.net.

Perisic ka fituar tripletën me Bayernin edicionin e kaluar dhe ndihmuar Interin që të fitojë Scudetton për herë të parë në 11 vite.

Ai ka zhvilluar 29 ndeshje në Seria A, duke kontribuar me tre gola dhe pesë asistime dhe sipas FCInternews, kroati ka nisur bisedimet që të vazhdojë edhe për një vit në “San Siro”.

Perisic thuhet se refuzoi kalimin te Hertha Berlin gjatë janarit, ngase ishte i bindur se mund të ishte protagonist me “Neurazzurët”./Lajmi.net/