Përjashtimi i Man. City nga UEFA, zyrtari i klubit jap lajmin e pabesueshëm

Dënimi i i UEFA-s për përjashtimin e klubit të Manchester City nga kompeticionet Evropiane për 2 sezonet e ardhshme dhe 30 milionë euro gjobë nuk është marrë si dramë nga ekipi kampion në fuqi në Premier League.

Marketing

Mediat angleze raportojnë sot se dënimi i Cityt , mund të pezullohet në ditët në vijim, në pritje të vendimit të CAS. Klubi anglez ka apeluar dënimin e ashpër të qeverisë evropiane të futbollit, por duke qenë se vendimi i apelit mund të vonojë jo pak, nuk përjashtohet skenari që vendimi të pezullohet përkohësisht.

Ferran Soriano, drejtues te Manchester City i quajti akuzat e UEFA-s si të sajuara dhe të pavërteta, dhe u shpreh i bindur se anglezët do të gjejnë drejtësi në CAS, por nuk e përjashtoi mundësinë e pezullimit të vendimit përkohësisht.

“Akuzat ndaj nesh janë false dhe tërësisht të pavërteta. Jemi të bindur që do të fitojmë drejtësinë në CAS, por shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt, pasi kemi nevojë të planifikojmë merkaton”, Soriano. Mbetet për tu parë se cili do të jetë verdikti i CAS por gjasat janë të pakta që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola të dali e fituar nga kjo akuzë.