Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përjashtimin e Kosovës nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23” e ka quajtur të padrejtë.

Marketing

Ai në një intervistë për gazetën “Bloomberg”, duke komentuar këtë vendim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se “nuk është në rregull të ngacmosh Kosovën”.

“Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Marketing