Përkatësia etnike në letërnjoftime, BESA: Një gjë e tillë do të bëhet përmes ndryshimeve të tjera

Lëvizja Besa thotë se grafa etnike në letërnjoftime do të realizohet. Kjo sipas tyre do të bëhet në përputhje me propozim-Ligjin për letërnjoftime të dorëzuar në Kuvend më 21 dhjetor 2020.

Marketing

Teksti i ligjit i vendosur në seancë por që nuk i është miratuar nevoja e sjelljes, po harmonizohet edhe në Qeveri.

Për momentin bëhen konsultime në Qeveri për të parë modalitetin më të mirë se si mund të realizohet ky projektligj. Në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje përmbajta e grafës etnike në letërnjoftime – deklaroi Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Ndryshimet e plotësuara parashikojnë që përkatësia etnike të jetë element në formularin për letërnjoftim dhe të përfshihet në dokument. Sipas Rexhepit një ligj i dorëzuar paraprakisht ishte tërhequr.

Më herët kishte një propozim-ligj për letërnjoftime i cili nuk e përmbante grafën etnike dhe me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Besa u tërhoq ai ligj dhe u ndryshua me një ligj sintezë i cili përmbante në të edhe grafën etnike. Kjo grafë do të realizohet ashtu siç u dakordua në ndryshimet kushtetuese dhe u betonua me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare – tha Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se përkatësia etnike nuk do të jetë pjesë e propozimeve për ndryshimin e ligjit për letërnjoftime dhe ligjit për dokumentet e udhëtimit që është në procedurë parlamentare. Sipas tij, këto ndryshime përmbajnë vetëm përshtatjen e dokumenteve me emrin kushtetues, ndërsa përkatësia etnike do të harmonizohet me një ligj tjetër.

Marketing