Përkeqësimi i gjendjes në Ukrainë, MPJ apel qytetarëve : Largohuni menjëherë!

Për shkak të përkeqësimit serioz të situatës së sigurisë në dhe rreth Ukrainës, ne u bëjmë thirrje shtetasve tanë që janë ende në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të konfliktit.

Marketing

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë planifikuar të vizitojnë Ukrainën në periudhën e ardhshme, që të shmangin udhëtimet në atë vend.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore.

Rikujtojmë thirrjet e mëparshme drejt qytetarëve që ndodhen në Ukrainë e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev, për të dorëzuar të dhënat e tyre në këto numra telefonit:

+380442877882

+380663951190

e-mail: [email protected]

Po ashtu, shtetasit tanë mund të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në linjën telefonike +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]

Njëherazi, kujtojmë të gjithë shtetasit tanë, si ata që janë këtu dhe ata që janë në Ukrainë, apo kudo, të ndjekin dhe të informohen nga kanalet zyrtare të informacionit që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Ukrainë dhe të informojë në kohë për udhëzimet e mundshme për veprim për shtetasit tanë.

Marketing