Vijon të përkeqësohet bilanci i pandemisë në Itali.
Rritja e rasteve duket se nuk po ndalet teksa autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit raportuan 5,372 raste të reja, pothuajse 900 më shumë se dje.
Gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 28 viktima, 6 më shumë se bilanci i djeshëm.
Personat aktualisht të infektuar në Itali janë më shumë se 70 mijë, ndërsa në terapi intensive 387.
Pas disa ditësh, rajoni më i prekur ditën e sotme rikthehet Lombardia, që ka përjetuar një rritje të frikshme me 30% të rasteve. Janë 983 rastet e regjistruara vetëm në një ditë.
Sipas një raporti, rreth 77% të rasteve janë zhvilluar në ambientet shtëpiake, ndërkohë që 4.5% vjen nga aktivitete rekreative dhe vetëm 2.5 % nga shkollat.
Ndërkohë, guvernatori i Kampanjas, Vincenzo De Luca, deklaroi se rajoni mund të përjetojë karantinë totale në qoftë se rastet do të kalojnë1000 personat në ditë, dhe të shëruarit janë më pak se 200. Një hipotezë kjo, që me ritmet e ditëve të fundit mund të parashikohet në ditët në vijim.