Përkeqësohet gjendja e Koçanit në Idrizovë, mëngjesin e sotëm pranon injeksion

Sead Koçan ka kaluar natën në burgun e Idrizovës. Prej sot, ai ka filluar ta vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve. Biznesmenin mbrëmë në burg e ka dërguar njësiti “Alfa” me urdhër të gjykatës, pasi është arrestuar në spitalin privat ku ka qenë i shtrirë. Sot në mëngjes, Koçan ka pasur shtypje të lartë të gjakut ndërsa kontrollet i ka kryer në burg, ku edhe ka marrë injeksion. Sead Koçan nuk arriti ta bind gjykatën se shëndeti i tij është në rrezik dhe si pasojë s’mund të shkojë në burg. Shënimet mjekësore i ka kontrolluar edhe Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Marketing

Me kërkesë të Gjykatës Penale, ne iniciuam ndërsa Komisioni shqyrtoi dokumentacionin mjekësor të spitalit privat për pacientin në fjalë. Nga ekspertiza profesionale në dokumentacionin mjekësor është vërtetuar se pacienti nuk ka tregues absolut për kurim në spital”.- theksuan nga Ministria e Shëndetësisë

“Loja” mes Gjykatës Penale dhe Koçanit vazhdon prej 17 korrikut kur gjykata mori vendim për burgosjen e tij. Më pas, Koçan dërgoi disa lutje për anulim, duke blerë kështu 15 ditë liri shtesë. Gjykata hodhi poshtë lutjet ndërsa 15 ditët i kaloi në dhomën e spitalit. Koçan fillimisht u dënua me gjashtë vite burg në rastin “Trust” të PSP-së. Pas kësaj, dërgoi ankesa ndërsa Apeli ia uli dënimin në 4 vite e 8 muaj. Biznesmeni Sead Koçan akuzohet se me dokumente të falsifikuara ka formuar konsorcium për të fituar tender për gërmime në “TEC Manastiri” në vlerë prej 17 milionë euro. Në mënyrë shtesë, kompanitë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali ST” duhet të kthejnë 17 milionë euro në buxhet, aq sa është vlera e tenderit. Në rastin “Trust”, me dënim me kusht kaloi Vasilie Aviroviq, i biri i deputetes Vlladanka Aviroviq, e cila votoi Marrëveshjen e Prespës.