Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princesha e Uellsit Kate Middleton ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Por së fundmi sipas mediave të huaja, sëmundja e saj po bëhet akoma dhe më kërcënuese për jetën dhe pse trajtimet po vazhdojnë në mënyrë intensive.

Marketing

“Radar Online” raporton se Princesha e Uellsit vuan nga lodhja, të vjellat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.

Pavarësisht kësaj, ajo përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen për gjendjen e nënës së tyre.