Stacioni i autobusit në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) në Shkup nuk do të jetë në funksion deri nesër në orët e mëngjesit kumtoi sot NPQ Shkup.
Autobusët e linjës “50” në këtë periudhë do ta shfrytëzojnë stacionin e autobusit afër parkut “Gruaja luftëtare”.
“Mbyllja e përkohshme e stacionit është për shkak ngjarjes qendrore në suaza të manifestimit ‘Shkupi Flet’ i cili do të mbahet në Galerinë e grafitit në QTQ”, thuhet në kumtesën e NPQ Shkup.