Përkrahje për kompanitë nga Ministria e Financave

Përmirësim të mjedisit afarist, rritja të konkurrencës, ulja të papunësisë dhe krijimi të shoqërisë inkluzive, parasheh Programi për reforma ekonomike 2019 -2021, kumtoi sot Ministria e Financave (MF).

Marketing

Në Ministri u mbajt takim pune ndërmjet institucioneve që i zbatojnë reformat, sektorit civil dhe ekspertëve. Dokumentin përfundimtar Qeveria ka për obligim ta dorëzojë deri te Komisioni Evropian deri më 31 janar të vitit 2019.

Sipas Ministrisë së Financave, në Programin e ri me rëndësi të veçantë janë masat për kompanitë e vogla dhe të mesme. Ata janë të drejtuara drejtë rritjes së konkurrencës, mbështetjen e inovacioneve, miratimin e standardeve më të larta për cilësi, prodhimtari me më shumë vlerë të shtuar dhe lidhjen e tyre me kompanitë e huaja.

Vazhdojnë edhe ndryshime të Ligjit për furnizime publike, të cilat do të sigurojnë zbatim të parimit “vlerë më e mirë për paratë” dhe do të mundësojnë respektimin e parimeve të BE-së për transparencë dhe konkurrencë.

Pas dorëzimit të Programit deri te Komisioni Evropian pason misioni i vlerësimit. Në maj në Bruksel organizohet dialog ekonomik-financiar në të cilën miratohen dispozitat e përbashkëta për përmirësimin e udhëheqjes ekonomike të vendit. Përgatitja e Programit është pjesë e procesit të para anëtarësimit të Maqedonisë në BE.