Përkujtohet beteja e Mateçit

Në fshatin Hotël të Likovës është përkujtuar beteja e lavdishme e Mateçit. Bëhet fjalë për betejën e lavdishme të ish UÇK-së gjatë konfliktit të vitit 2001.
Me këtë rast në përkujtim të të gjithë të rënëve gjatë kësaj beteje u mbajt manifestimi tradicional i “Betejës së Mateçit”, në të cilën veteranë të luftës e familjarë të dëshmorëve evokuan kujtime nga kjo datë e lavdishme e UÇK-së.

Marketing

“Çdo sekondë e “Betejës së Mateçit” ishte burrëri e jo llaf, çdo shtab qëndrueshmëri e vendosmëri. Ky, të nderuar motra e vëllezër, ishte qershori i vitit 2001, ato 11 ditë të shenjta janë ditë që na bëjnë të kalojmë mbi dhimbjen, janë energjia jonë për të vazhduar përpara”,- deklaroi Atulla Kasumi nga Këshilli Organizativ.

“Këtu tek varrezat e dëshmorëve të kombit në Hotël të Likovës, ne përkulemi me pietet më të lartë para varreve dhe po me aq pietet e lartësi adhurojmë substancën tonë kombëtare, duke e ditur se ajo u shpërnda për mbarë shqiptarët e Maqedonisë dhe kombin shqiptar”,- tha pjesëtari i UÇK-së, Ardian Krasniqi.

“Ndjejmë dhimbje, sepse në mesin tonë nuk gjinden shokët tanë me të cilët ishim në Ushtritë Çlirimtare, por njëkohësisht jemi krenarë për ta sepse çdo avancim i pozitës shqiptare, çdo sukses i shqiptarëve është meritë e dëshmorëve”,- theksoi Berat Hajdari nga ShVL-UÇK.

Pas manifestimit, të gjithë pjesëmarrësit bënë homazhe në kompleksin e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.