Përkujtohet veprimtaria e atdhetarit Bajrush Xhemaili (FOTO)

Në Kumanovë u shënua pesë vjetori i ndarjes nga jeta të veprimtarit kumanovar Bajrush Xhemaili. Me rastin e këtij përvjetori i bënë homazhe mbi varrin e atdhetarit kumanovar dhe më pas u nderua dhe u përkujtua në Akademinë përkujtimore.

Marketing

Në këtë tubim përkujtimor ishte kreu i SHVL së UCK-së, Fazli Veliu, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, Luan Veliu, Fatmir Limani, Abedin Zymberi dhe shumë veprimtarë të tjerë.

Më poshtë një nga fjalimet e Luan Veliut lidhur me aktivitetin dhe veprimtarinë e atdhetarit kumanovar Bajrush Xhemaili-Miratoca (1950-2013), i cili një jetë të tërë ia kushtoi aktivitetin kombëtar në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjermani dhe Evropë, duke kontribuar për aktivitetet kombëtare në vendlindje dhe trevat shqiptare.

Kumanova,Ky qytet udhëkryqë i shqiptarëve,nga disa drejtime që na paraqiteshin,pos të tjerave ishin dy ma të rëndesishme.Njera e gjunjëzimit dhe tjetra e sakrifices.Liridashësit zgjodhen të dytet,sakrificen e cila të vetedijshem se kërkonë edhe jetën te japish,përsëri e vën në sherbim të lirisë të popullit shqiptarë.Sotë 28 tetorë bëhen 5 vite nga ndarja fizike e Veprimtarit të madhë Bajrush Xhemaili-„Miratoca“.Veprimtarët nuk vdesin,Ata ndrojnë jetë dhe ngjiten lartë në qyell,për të ndryçuar rrugëtimin tonë mbi hapat drejtë Amanetit të Tyre.

„Miratoca“,të kujtosh figuren e shtatëlartit,plisbardhë,duhet të kthehesh të kujtosh vrasjen e Jusuf Gërvallës,Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla,Atentat ky që ishte mbi Lëvizjen Popullore dhe që Bacit Bajrush aq sa i solli dhimbjen,dyfish i rriti forcen e krenarin që mobilizimi të ec dhe ma shumë.Të Kujtosh Bacen Bajrush,te del para rrezistenca e pathyer e Rexhep Mala e Nuhi Berisha,të del vepra e Zija Shemsiut,Lufta e Afrim Zhitia e Fahri Fazliu,Ismet Jashari,Beqir Limani….!

Te kujtosh Bajrush Xhemailin te del para syve „Zëri i Kosovës“,“Bashkimi“,“Zëri i Popullit“…,të cilat Ai i shperndante si jashtë ashtu dhe mbrenda.

Ate e gjenim çdo qender te Europes.Ne Minih,Cyrih,Bern,Zhenev,Romë,Vien,Bruksel….për të demonstruar kundrejt okupatorit te athershem jugusllav dhe a vonë maqedon.Marë parasysh se me çfar okupatori vrastar kishte pune,padyshim qe punoj shumë në sektorin e veçante,ku në krye kishte Komandantin Ali Ameti,si ne luften ne Maqedoni ashtu edhe Ate të Kosovës dhe të Presheves,Medvegjes,e Bujanoccit dhe jo rastesisht thuhet se LPK,eshtë Nena e 3 luftrave,atherë dhe Bajrush Shaip Xhemaili-“Miratoca”është biri i saj!”, ka theksuar Luan Veliu.

Marketing