Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në mes KF Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrov, të cilën mysafirët e fituan me rezultatin 0:2, jashtë terrenit “Petar Milloshoski” në Novo Lisiçe, fizikisht janë përleshur tifo-grupet e këtyre dy skuadrave.
Menjëherë ka intervenuar policia, ndërsa pas një kohe të shkurtë pas thirrjes nga dëshmitarët, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë.
Sipas A1on, ka persona të lënduar, por numri i saktë i tyre për momentin nuk dihet.
Pritet që më vonë MPB të del me informacione zyrtare.