Përleshje gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin Skënderbeu në Shkup, MPB njofton për tre të plagosur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar tre të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15-16 vjeçare dhe një nga Shkupi, i moshës 17-vjeçare, të njëjtit dyshohet se rreth orës 23:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Marketing

Nga MPB njoftojnë se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta dhe se ka pasur të lënduar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri” me plagë nga mjetet e mprehta janë sjellë një 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, G.S. (20) nga fshati Tanushë dhe A.N. (20) nga fshati Brezë. Të miturve të ndaluar u janë sekuestruan dy thika. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrimi përkatës0”, thonë nga MPB.