Ballina Lajme Maqedoni Përleshje gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin Skënderbeu në Shkup, MPB njofton...

Përleshje gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin Skënderbeu në Shkup, MPB njofton për tre të plagosur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar tre të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15-16 vjeçare dhe një nga Shkupi, i moshës 17-vjeçare, të njëjtit dyshohet se rreth orës 23:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Marketing

Nga MPB njoftojnë se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta dhe se ka pasur të lënduar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri” me plagë nga mjetet e mprehta janë sjellë një 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, G.S. (20) nga fshati Tanushë dhe A.N. (20) nga fshati Brezë. Të miturve të ndaluar u janë sekuestruan dy thika. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrimi përkatës0”, thonë nga MPB.

Exit mobile version