Përleshje masive në ndeshjen Real Madrid – Partizani

Përleshje masive ka pasur në ndeshjen e Euroligës në basketboll mes basketbollistëve të Real Madridit dhe të Partizanit të Beogradit të enjten në mbrëmje.

Marketing

Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të ashpër të një basketbollisti të Real Madridit. Përleshja shpërtheu dy minuta para fundit të ndeshjes, kur Partizani po udhëhiqte me rezultatin 95:80. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja e dytë çerekfinale.

Ekipi nga Beogradi pas dy ndeshjeve të para po udhëheq serinë me rezultat 2:0. Ekipi me tri fitore kalon tutje. Ndeshjet e ardhshme do të luhen në Serbi.