Sonte ka pasur të shtëna prapa Poliklinikës në Çair të Shkupit. “Më datë 07.04.2023, rreth orës 18, në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur përleshje fizike mes në afërsi të Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkup, kurse menjëherë më vonë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar A.B.(20), i lënduar me armë në dorën e djathtë, si dhe A.B.(23) me lëndime me mjet të fortë dhe 17-vjeçari me lëndime pas sulmit fizik. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.