Para pak çastesh ka ndodhur ne përleshje me arme zjarri ne rrugën përpara spitalit të Tetovës. Sipas informatave te para, gjuajtjet nuk kanë lidhje me spitalin por përleshja ka ndodhur aty rastësisht për larje hesapesh (borxhesh) mes dy personave nga qyteti i Tetovës.
Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur. Për momentin policia ka bllokuar rrugën para spitalit dhe po punohet për kapjen e autorëve. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prokuroria dhe po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes.