Ballina Lajme Maqedoni Përlotet Jankullovska,kërkohet burg për të

Përlotet Jankullovska,kërkohet burg për të

Ish ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska në fjalët përfundimtare për rastin “Tanku”, tha se tek një pjesë e gjykatësve ekziston anshmëri që nga fillimi i procesit gjyqësore. Ajo me lot në sy e komentoj vendimin e Këshillit Gjyqësor që në afat të shpejtë të përfundoj procesin.

Marketing

“Ekziston anshmëri tek shumica e Këshillit gjyqësor i cili publikisht tha se jam fajtore edhe gjatë sjelljes së vendimit për Gjoko Popovskin dhe Nikolla Gruevskin. Rrethanë shtesë për anshmëri është sjellja e vendimit në periudhë të shpejtë. Në fillim të procesit është dashur të kujdesem për foshnjë i cili kishte dy muaj, ndërsa tani në fund ka tre muaj” deklaroi me lot në sy Jankullovska.

Jankullovska i hodhi poshtë të gjitha akuzat e Këshillit gjyqësor duke thënë se ajo nuk është fajtore. /SHENJA/

Marketing
Exit mobile version