Përmbledhja e prillit, SkyShowtime

Përmbledhja e prillit
Rreth SkyShowtime
SkyShowtime ndërthur argëtimin më të mirë nga studiot dhe tregimtarët më të mirë në botë. Me mijëra orë argëtim cilësor për gjithë familjen, ky shërbim do të ofrojë një përzgjedhjeje të pasur të serialeve dhe filmave më të shumëpritur në botë.

Marketing

Premierat e NËN-serialeve
Grease: Rise of the Pink Ladies
Grease: Rise of the Pink Ladies me Mariza Davila në rolin e Xhejnit, Çejen Izabel Uells si Olivia, Ari Notartomazo si Sinthia, Trisha Fukuhara si Nensi, Shanel Bejlli si Hejzëll, Medizon Tompson si Suzana, Xhonatan Nivs si Riçi, Xhejzon Shmit si Badi, Maksuell Uitington-Kuper si Uolli dhe Xheki Hofman si Esti. Drejtoresha MekGi. Ky serial muzikor zhvillohet katër vjet para filmit origjinal “Grease”; në vitin 1954 para se të dominonte rock ‘n’ roll, përpara se Ti-Bërds të ishin grupi më “cool”, katër rebele të cilave u kishte ardhur në majë të hundës, guxojnë të zbaviten siç ua ka ënda, duke krijuar një panik moral që do ta ndryshojë përgjithmonë shkollën “Rydell High”.

Drift – Partners in Crime
Që fëmijë, vëllezërit Ali dhe Leo pëlqenin makinat e shpejta dhe garat automobilistike. Sot ata janë oficerë policie të patrullës gjermane të autostradës dhe dinë ta ruajnë gjakftohtësinë gjatë ndjekjes së të dyshuarve me 240 kmh. Ata luftojnë së bashku krimin që vepron në autostradën gjermane, nga një organizatë mashtruese që vepron brenda policisë, deri te trafikantët, hajdutët në arrati dhe mafia italiane. Por kur Leo fillon të bjerë në dashuri me Marian, ish-të dashurën e Alisë, lidhja e tyre ëllazërore vihet në provë.

Seriale në vazhdim
Law & Order Season 22
Nga producenti legjendar ekzekutiv dhe krijuesi Dik Ullf fitues i çmimit Emmy®, origjinali “Law & Order” rikthehet për të vazhduar trashëgiminë e tij historike me një sezon krejtësisht të ri të çështjeve të kohës, të frymëzuar nga titujt më të bujshëm të gazetave sot në botë. Me yje të rinj të ekranit dhe kthimin e të preferuarve, drama ikonë, fituese e çmimit Emmy®, vjen sërish në formën e saj klasike me dy pjesë, uke analizuar si policinë që heton krimin, ashtu edhe prokurorët e qarkut që ndjekin penalisht fajtorët.

Mayor of Kingstown
Me zanafillë nga kandidatët për çmimin Oscar®, Tejlor Sheridan dhe Hjug Dillën, kryebashkiaku i Kingstaunit ndjek familjen MekLaski, ndërmjetës të pushtetit në Kingstaun, Miç., ku biznesi i burgosjes është e vetmja industri në lulëzim. Me kandidatin për çmimin Oscar®, Xheremi Renër dhe fituesen e çmimit Oscar®, Dajenë Uist, ky serial trajton temat e racizmit sistematik, korrupsionit dhe pabarazisë dhe ofron një vështrim të qartë në përpjekjen e tyre për të sjellë rend dhe drejtësi në një qytet që nuk ka asnjërën prej tyre.

Rabbit Hole
Një serial thriller me spiunazh, që bën fjalë për Xhon Uerin (Kifer Sathërlend), mjeshtrin e mashtrimit në botën e spiunazhit të korporatave, i futur në kurth për vrasje nga forca të pushtetshme, që arrijnë të kontrollojnë dhe të ndikojnë mbi popullatën.

Film
Nope
Një film i ri terrori nga fituesi i çmimit Oscar®, Xhordan Pil, “Jo” është një thriller i sofistikuar social me makthe të errëta, i zhanrit fantastiko-shkencor që shpalos rrënjët e dhunës, rrezikut dhe oportunizmit që janë të pandashme nga historia e romantizuar e perëndimit të Amerikës… dhe nga vetë bota e spektaklit. Ky film ribashkon Pil me fitusin e çmimit Oscar®, Deniell Kaluja të cilit i bashkohet Keke Palmer dhe kandidati për çmimin Oscar®, Stivën Jeun, si banorë në një kanion brenda Kalifornisë, që bëhen dëshmitarë të një zbulimi të jashtëzakonshëm dhe drithërues. 10697_SST_April_PR_Highlights_CEE_ALBANIAN_AW_M1