Përmbyset kamioni në rrugën e Strazhës, shpëton shoferi (FOTO)

Një kamion është përmbysur në rrugën Gostivar – Kërçovë afër Strazhës. Nuk dihet ende ora se kur është përmbysur, por sipas dëshmitarëve thonë se nuk kishte njeri aty e as polici që i bie se ai është përmbysur në orët e vona. Dëshmitari thotë se shoferi ka shpëtuar, por nuk e di se nëse është lënduar rëndë.

Marketing

“Ky kamion është afër Strazhës, është përmbysur, dhe thonë se shoferi ka shpëtuar. Nuk dihet ora, kur është përmbys, atë mund ta kishte zënë gjumi dhe është rrotulluar dhe ka ra në hendek. Fatëmirësisht hendeku ishte i vogël dhe shihet vetëm kamioni i përmbysur se sikur të ishte me posht do të ishte shkatërruar i tëri” thotë për TS dëshmitari i cili e ka dërguar fotografinë.

Ndryshe nga policia ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë.