Përmbyten më shumë se 50 shtëpi në Tetovë, 200 denoncime për dëme të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Rreth orës 16:30 territori i Tetovës u kaplua nga një stuhi e përcjellë me reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë që zgjat rreth 40 minuta.
Sasia e madhe e shiut shkaktoi përmbytje të oborreve dhe bodrumeve të më shumë se pesëdhjetë shtëpive dhe ndërtesave në pjesët e poshtme të qytetit.
Nga EVN kanë thënë se do ta shkyçin tërësisht rrymën rrugë më rrugë dhe lagje më lagje.
Në numrin 112 ka 200 denoncime për dëme.
Ka denoncime për makina të dëmtuara duke përfshirë edhe xhamat e makinave në lëvizjes në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e Zhelinës, raporton SHENJA.

Marketing