Përmbytje edhe në Kosovë, rrugë të bllokuara në Gjakovë dhe Rahovec

Reshjet që nisën gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kosovë.

Në Gjakovë e Rahovec rrugët janë kthyer në lumenj.

Uji nuk lejon të kalojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjetet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytur dhe automjete të mbuluare thuajse totalisht nga uji.

Shiu i dendur ka shkaktuar probleme dhe dëme të mëdha pasi uji ka hyre në katet e para të banesave.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmë urgjente nga Qeveria.

Marketing