Mijëra banorë të qytetit australian Taunsvill janë paralajmëruar për përmbytje të paprecedenta, pasi portat e digave janë hapur tërësisht të dielën në kushtet e reshjeve të dendura të shiut që nuk po ndalen.
Shiu në Kuinslend, ku edhe ndodhet Taunsvilli, ka bërë që diga e lumit Ross të përballet me një sasi uji që i kalon kapacitetet e saj.
Zyrtarët më herët paralajmëruan se rreth 20 mijë shtëpi mund të mbulohen nga uji.
Makina dhe bagëti janë rrëmbyer ndërkaq nga uji në qytetin bregdetar të shtetit verilindor.