Përmbytjet katastrofike në Kinë, rritet bilanci i viktimave në Pekin

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Pekin ka arritur në 34 ndërsa mbi 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Marketing

Reshjet që kanë goditur Pekinin, raportohen si më të dendurat që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë.

Autoritetet regjistruan 744.8 mm (29.3 inç) reshje, më të lartat që nga viti 1891, midis të shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një rezervuar në periferi të Pekinit, tha shërbimi meteorologjik i qytetit të mërkurën.

Sasia e reshjeve të regjistruara në 40 orë ishte afër mesatares së reshjeve për të gjithë muajin korrik.

Stuhia tropikale Doksuri ka hedhur shira të dendur në zonat brenda dhe përreth kryeqytetit, ndërsa lëvizte drejt veriut që kur goditi provincën jugore Fujian javën e kaluar.

Autoritetet dërguan të mërkurën mijëra personel emergjence në Zhuozhou, një qytet rreth 60 km në jugperëndim të Pekinit, ndërsa mbetjet e tajfunit vazhduan të godasin zonat përreth kryeqytetit.

Shiu i rrëmbyeshëm rreth Pekinit ka vrarë të paktën 34 njerëz dhe ka lënë 27 të zhdukur, sipas mediave shtetërore, ndërsa rreth një milion njerëz janë evakuuar në kryeqytet dhe provincën fqinje Hebei.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar qeveritë lokale që të bëjnë gjithçka për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të minimizuar humbjet e jetës dhe dëmet pronësore.

Kina pësoi përmbytjet e saj më vdekjeprurëse në kohët moderne në verën e vitit 1998, kur përmbytjet përgjatë brigjeve të lumit Yangtze dhe rrugëve të tjera ujore në verilindje vranë më shumë se 4000 njerëz dhe lanë rreth 15 milionë njerëz të pastrehë.

Më shumë se 300 njerëz vdiqën në vitin 2021 kur përmbytjet goditën qytetin e Zhengzhou dhe provincën përreth Henan./