Pas çiftit nga Peja, një tjetër shqiptare ka humbur jetën për shkak të përmbytjeve në Gjermani.
Viktima është identifikuar si Vanesa Koxha, nga Kaçaniku i Kosovës e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë fatkeqësisë natyrore.
Lajmin i trishtë e është konfirmuar nga babai i saj, Emin Koxha, përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu, në Gjermani”, shkroi ai.
Deri më tani numri i viktimave në Europë, të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet, ka shkuar në më shumë se 200 viktima dhe mijëra persona të zhdukur. Ndërkaq ditën e djeshme ka humbur jetën një çift nga Peja që jetonin në Gjermani.