Përmbytjet në Spanjë, shkon në 217 numri i të vdekurve

Të paktën 217 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Spanjë, ndërsa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë me kalimin e orëve, pasi shpresat për gjetjen e të mbijetuarve shuhen.

Marketing

Sot, Mbreti Felipe, Mbretëresha Letizia dhe kryeministri Pedro Sanchez pritet të vizitojnë Spanjën juglindore , e cila është goditur nga fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e fundit të vendit, sipas autoriteteve.

Të shtunën, Sanchez njoftoi vendosjen e një shtesë prej 5,000 trupash për të ndihmuar në kërkimin e personave të zhdukur, duke e çuar totalin në 7,500. Ky është “dislokimi më i madh i forcave të armatosura që ka ndodhur ndonjëherë në Spanjë në kohë paqeje”, sipas z. Sanchez.

Ushtarakut i bashkohen edhe 5000 policë dhe xhandarë që shkuan për të mbështetur 5000 kolegët e tjerë në terren. Këto përforcime priten me padurim në disa komunitete ku edhe disa ditë pas tragjedisë situata ende cilësohet si kaotike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Spanjoll (AEMET), reshjet në vende ishin të barabarta me ato të regjistruara “në një vit” brenda pak orësh.

Marketing