Përmbytjet në Sudan/ Rëndohet gjendjen e banorëve të shkatërruar nga lufta civile

Përmbytjet e mëdha i kanë detyruar njerëzit e zhvendosur nga lufta civile në Sudan të zhvendosen edhe një herë, duke shtuar vuajtje të mëtejshme në gjendjen e vështirë të familjeve tashmë të rraskapitura nga konflikti.

Marketing
Familjet që kishin jetuar në një shkollë në provincën lindore të Kassala u goditën nga përmbytjet. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR, siguroi tenda emergjence dhe zhvendosi familjet, duke theksuar se nevoja për ndihma është shumë e madhe.  Sipas saj, të paktën 200 familje janë zhvendosur deri më tani, raporton AP.

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë në një krizë humanitare që kur filluan luftimet më shumë se një vit më parë midis ushtrisë dhe një grupi të fuqishëm paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, ose RSF.

Bichenge Malaika Balikwisha, udhëheqësja e zyrës së UNCHR-së në Kassala e përshkroi përmbytjen e fundit si “krizë pas krize”. Më shumë se 10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si brenda vendit ashtu edhe përtej kufijve të tij disa herë, sipas UNHCR-së.