Përmirësimi i situatës me mjedisin jetësor në Tetovë, temë e takimit Nuredini – Arifi

Shumë projekte vijuese në Komunën e Tetovës nga sfera e mjedisit jetësor ishin temë e takimit të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Marketing

Siç kumtoi sot MMJPH, në takimin që u mbajt dje është biseduar edhe për ndërtimin aktual të stacioneve të pastrimit për ujërat e zeza në shumë vende të banuara në komunë, si dhe për realizimin e projekteve me të cilat banorët do të kenë qasje deri në ujë të pastër për pirje.

Ministri Nuredini dhe kryetarja e komunës Arifi, u pajtuan se do të punojnë në zgjidhjen e afatgjate të problemit me ndotjen e ajrit në Tetovë, duke shqyrtuar shumë masa nga Plani për ajër të pastër, të cilat janë paraparë për realizim në Komunë.

Takimi u shfrytëzua edhe për bisedë rreth fillimit të projekteve të reja do të kontribuojnë për përforcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm të afërm midis Ministrisë dhe Komunës së Tetovës, të cilët për qytetarët e Tetovës do të thonë përmirësim cilësor të gjendjes me mjedis jetësor, qëndron në kumtesë.