Përmirësohet cilësia e ujit në Gostivar, pritet heqja e ndalimit për pije!
Pas më shumë se një muaji krizë me ujin, Gostivari është një hap më pranë normalizimit. Analizat e fundit tregojnë se uji prej disa ditësh është në gjendje të mirë, ndërsa tash po pritet që të stabilizohet edhe niveli i klorit të tretur.
Sipas Zudi Xhelilit nga Shtabi Lokal i Krizës, mostrat janë marrë në shtatë pika nga tre laboratorë. Dy seri analizash kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar, ndërsa rezultatet e treta priten nesër rreth mesditës. Nëse edhe analizat e treta konfirmojnë rezultatet e deritanishme, pritet që të marret qëndrim për heqjen e ndalesës dhe lejimin e ujit për pije.
“Uji ka disa ditë që ka qenë i mirë, mirëpo është prit që të zvoglohet sasia e klorit të tretur në ujë e cila ka qenë në nivele të larta në krahasim me situarta normale, sepse në situata krize edhe lejohet që sasia e klorit të jetë edhe pak më i lart. Labaratoritë që janë marrë me analiza në çdo 12 orë, pas një kohe i rekomanduan ndërrmarrjes “Komunalec” që menaxhon me ujësjellësin e Gostivarit ta zvogëloj sasin e klorit dhe janë marrë mostra prej 7 pikave nga ana e tre labaratorive dhe kanë dalë dy analiza të mira, sasia e klorit është në kuadër të parametrave të lejuara. Rezultatet e treta dalin nesër diku në drek dhe ndoshta Shtabi qëndror pas këtyre tre rezultateve të sasis së normalizuar të klorit të tretur do të dalin me një njoftim se uji do të jetë I lejuar për pije”, deklaroi Zudi Xhelili nga shtabi lokal i krizës / Aktuale.mk
